Çudi në Portugali, Beleneses luan me 9 lojtarë kundër Benficës

Çudi në Portugali, Beleneses luan me 9 lojtarë kundër Benficës

22:21, 27/11/2021

Pandemia Covid-19 na ka mësuar të shohim çudira të shumta në dy vitet e fundit, por kjo e mbrëmjes së sotme është padyshim më e veçanta.

Skuadra e kampionatit portugez, Belenenses, është goditur rëndë nga koronavirusi dhe ka pasur në dispozicion vetëm 9 lojtarë përpara ndeshjes me Benficën, megjithatë për federatën e futbollit në vend nuk ka asnjë problem.

Klubit i është refuzuar kërkesa për shtyrjen e ndeshjes dhe është detyruar që të zbresë në fushë me vetëm 9 futbollistë gjithsej, dy prej të cilëve janë portierë dhe moshat variojnë nga 19 deri në 24 vjeç.

Me dy lojtarë më pak dhe pa asnjë tjetër në stol, padyshim që do të ishte e komplikuar dhe Belenenses e mbylli pjesën e parë duke pësuar 7 gola (0-7).

Formacioni i Belenenses dhe mosha e lojtarëve:

Henrique Pires (19)

João Monteiro (20)

André Lopes (20)

Antonio Montez (20)

Trova Boni (21)

Eduardo Kau (22)

Álvaro Ramalho (22)

Diogo Calila (23)

Rafael Santos (24)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco