Vllaznisë i mjafton një gol ndaj Laçit në ‘Loro Boriçi’

Vllaznisë i mjafton një gol ndaj Laçit në ‘Loro Boriçi’

21:57, 27/11/2021

Vllaznia ka marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Laçit në “Loro Boriçi” në një ndeshje që u luajt mes reshjeve të shiut.

Ndeshja ishte e mbushur me raste të pastra shënimi, ku në fund vendosi pragmatizmi i shkodranëve.

Atë që se bëri asnjë nga lojtarët e Vllaznisë në pjesën e parë, e bëri braziliani Da Silva me vetëm 1 minutë në fushën e lojës.

Sulmuesi dërgoi në rrjetë një pasim të Hakajt nga e majta, duke dërguar në delir të pranishmit e paktë që ishin prezent në “Loro Boriçi”.

Laçi tentoi të gjente golin e barazimit, por kurbinasit ishin të pafuqishëm përpara bllokadës së vendosur nga Tomas Brdariç.

Ndërkohë shkodranët kishin mundësi të shumta për të dyfishuar, por nuk arritën t’i konkretizonin.

Vllaznia vazhdon ecurinë pozitive, ndërsa Laçi ndalet pas një serie rezultatesh pozitive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco