Atalanta mposht Juventusin në Torino, Gjimshiti jep asistin e golit të fitores

Atalanta mposht Juventusin në Torino, Gjimshiti jep asistin e golit të fitores

20:02, 27/11/2021

Juventusi ka humbur ndeshjen ndaj Atalantës në shtëpi me rezultatin minimal 0-1. 

Një ndeshje të mirë zhvilloi Berat Gjimshiti, i cili dha asistin vendimtar për golin e bergamaskëve.

Bardhezinjve iu duhej fitorja për tu afruar me zonën evropiane, ndërsa Atalanta për të thelluar diferencën me ndjekësit më të afërt.

Ishte sulmuesi kolumbian Duvan Zapata që shënoi golin vendimtar të sfidës.

30-vjeçari mori një pasim nga Gjimshiti dhe shënoi një gol të bukur.

Me këtë fitore Atalanta barazon Interin në renditje me 28 pikë të grumbulluara.

Juventusi ndërkohë mbetet në vendin e 8-të me 21 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco