Prishtina fiton edhe ndaj Ulpianës

Prishtina fiton edhe ndaj Ulpianës

18:46, 27/11/2021

Prishtina ka shënuar fitore edhe ndaj skuadrës së Ulpianës, me rezultat 3-0, në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Leotrim Kryeziu në minutën e 34-të, teksa pavarësisht që kishte raste, me këtë gol epërsi minimale për Prishtinën, u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Besnik Krasniqi e ka dyfishuar epërsinë për Prishtinën, pas një penalltie, teksa e trefishoi Kryeziu, me golin e dytë personal në ndeshje, teksa krejt në fund të ndeshjes u ndëshkua lojtari i Ulpianës, Marclei me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër.

Prishtina e regjistron edhe fitoren e dytë nën trajnerin Ibrakoviq.

Kampioni aktual pas fitores ngjitet në tabel në vendin e katërt, me 24 pikë pas 16 ndeshjeve, teksa Ulpiana mbetet në pozitën e shtatë me 17 pikë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco