Teuta gjen trajnerin e ri pas dorëheqjes së Edi Martinit, ja kush ulet në stolin e kampionëve

Teuta gjen trajnerin e ri pas dorëheqjes së Edi Martinit, ja kush ulet në stolin e kampionëve

17:24, 27/11/2021

Teuta nuk humb kohë dhe gjen menjëherë trajnerin e ri. Pas largimit të Edi Martinit, durrsakët kanë vendosur t’ia besojnë pankinën Renato Arapit, ish-kapiteni i skuadrës sezonin e kaluar dhe që mbante rol drejtuesi në klub.

Sipas SuperSport, tashmë presidenti Hasanbelliu ka vendosur t’ia besojë pikërisht Arapit pankinën, teksa pritet vetëm komunikata zyrtare e klubit durrsak.

Renato Arapi ka një karrierë të pasur si futbollist, teksa dy sezonet e fundit u rikthye të Superiore për të veshur fanellën e Teutës, me të cilën fitoi edhe titullin kampion sezonin e kaluar, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Kjo është eksperienca e parë e Arapit si trajner, teksa misioni i tij do të jetë rikthimi i Teutës te rezultatet pozitive, duke qenë se durrsakët po kalojnë një moment të vështirë, pasi nuk kanë asnjë fitore në 5 ndeshjet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco