Zëdhënësi i Federatës/ Verçani reagon për akuzat: Ja si qëndron e vërteta!

Zëdhënësi i Federatës/ Verçani reagon për akuzat: Ja si qëndron e vërteta!

17:09, 27/11/2021

Në lidhje me akuzat e fundit se Federata i ka llogaritë e bllokuara si pasojë e kalimit të parave të Europës së Tiranës në llogari jozyrtare të klubit, ka reaguar në emisionin Gol Pas Goli në Supersport, zëdhënësi i Federatës, Andi Verçani.

Ky i fundit ka sqaruar se FSHF nuk ka probleme me llogaritë dhe aspektin financiar pasi në të kundërt nuk do të kishte mundësi të investonte pesë milionë euro për stadium dhe terrene sportive.

“Më datë 24 ka pasur një titull skandal në lidhje me llogaritë e FSHF. Të gjitha paratë e klubit të Tiranës janë kaluar në llogari zyrtare të klubit të Tiranës, siç ka dalë edhe në njoftimin e sotëm. Ka qenë akuzë e rëndë se FSHF kalon llogari te Goldi apo Grenti, nuk kam marrë asnjë telefonatë  konfirmimi dhe unë t’iu jepja në dispozicion dokumentet.

Nëse thua se Federata është në kolaps duhet pyetur institucioni. Thuhet se paratë e akorduara nuk janë derdhur në llogarinë e klubit, ndërkohë unë po tregoj dokumentet.  Një milionë e 310 mijë euro ka përfituar Tirana dhe i është kaluar e gjithë shuma.

Na kanë akuzuar se e kemi llogarinë e bllokuar, por janë dokumentet që nuk kemi llogari të bllokuar. Thuhet se jemi në kolaps financiar dhe nuk marrim dot rrogat, por dokumentet tregojnë të kundërtën, nëse do të ishim në vështirësi nuk do të bënin dot pesë milionë euro investim në fusha dhe terrene sportive”, u shpreh Verçani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco