Pioli jep lajmin e madh për Mike Maignan

Pioli jep lajmin e madh për Mike Maignan

14:42, 27/11/2021

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka dhënë një lajm të rëndësishëm në konferencën e sotme për shtyp. Tekniku italian bëri të ditur se Mike Maignan do të jetë në fushë nga minuta e parë në ndeshjen e nesërme kundër Sassuolos.

Portieri francez kishte luajtur për herë të fundit me fanellën e Milanit në ndeshjen ndaj Atalantës (3-2) dhe që prej asaj dite ai nuk ishte parë më në fushat e lojës, për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës.

Fatmirësisht ai do të kthehet në katërkëndëshin e portës së Milanit në momentin më vendimtar, pasi më 7 dhjetor kuqezinjtë do të luajnë ndaj Liverpool në Champions League.

"Maignan është mirë, ka një javë që punon me ekipin. Ai është gati dhe nesër do të luajë nga minuta e parë. Tatarusanu e bëri mirë detyrën, nuk kisha dyshime, por nesër Majk rikthehet”, deklaroi trajneri i Milanit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco