Shorti i çmendur i plejofit për kualifikim në Botëror

Shorti i çmendur i plejofit për kualifikim në Botëror

14:31, 27/11/2021

Ka përfunduar në Zuerich të Zvicrës tërheqja e shortit për fazën e plejofit për kualifikim në Botërorin “Katari 2022”.

Sipas shortit, njëra nga Italia ose Portugalia do të mbetet jashtë Botërorit. Maqedonia do të luajë në gjysmëfinale në udhëtim te Italia. 

Çiftet: 

Rruga A: Skoci – Ukrainë vs Uells – Austria

Rruga B: Rusi – Poloni vs Suedi – Çeki

Rruga C: Itali – Maqedoni vs Portugali – Turqi

Fituesit e gjysmëfinaleve do të takohen mes vete për një biletë për në “Katar 2022” më 29 mars. Ndeshjet gjysmëfinale luhen më 24 mars. 

Në Rrugën A, Uellsi ose Austria do të jenë vendas në finale kundër Skocisë ose Ukrainës. Në Rrugën B, Rusia ose Polonia do të jenë vendas në finale kundër Suedisë ose Çekisë. Në Rrugën C, Portugalia ose Turqia do të jenë vendas në finale kundër Italisë ose Maqedonisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco