Futbollisti ia thotë hapur Guardiolës: 'Dua të largohem'

Futbollisti ia thotë hapur Guardiolës: 'Dua të largohem'

13:16, 27/11/2021

Ferran Torres duket se është mërzitur me jetën në Angli dhe kërkon të rikthehet në Spanjë, aty ku më parë është aktivizuar me Valencian. Sipas Mundo Deportivo, sulmuesi i Manchester City nuk ndjehet një lider te “Qytetarët” dhe kështu kërkon rol protagonist në La Liga, aty ku Barcelona e Xavi Hernandez e pret krahëhapur.

Në lidhje me vendimin për t’u larguar, Torres është treguar korrekt dhe së fundmi ka lajmëruar trajnerin Pep Guardiola i cili nuk ka pasur shumë për të bërë i gjendur para faktit dhe është shprehur se nëse klubet gjejnë gjuhën e përbashkët atëherë edhe ai është dakord.

Gjithnjë sipas medias katalanase, drejtues të Barcelonës duke parë vullnetin e lojtarit 21-vjeçar kanë nisur lëvizjet e para dhe kanë biseduar me agjentin e Torres, teksa transferimi duket i mundur edhe në merkaton e janarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco