Juventus nën hetime për kontabilitet të rremë

Juventus nën hetime për kontabilitet të rremë

13:09, 27/11/2021

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, Zëvendës Presidenti Pavel Nedved dhe ish drejtori sportiv Fabio Paratici, që tani është në Tottenham Hotspur, janë nën hetime për kontabilitet të rremë dhe lëvizje të 50 milionë eurove në rastin e fitimeve kapitale.

Gazeta dello Sport raporton se Guardia di Finanza mbërriti pasditen e së premtes në Juventus për të mbledhur informacione dhe për të mbledhur të gjitha dokumentet e nevojshme, pasi Juventusi është nën hetim në lidhje me sezonet midis 2018 dhe 2021.

Një dosje u hap nga Zyra e Prokurorit Publik të Torinos pas hetimeve të CONSOB dhe COVISOC në rastet e fitimeve kapitale në Serinë A.

Raporti pretendon se lëvizja prej 50 milionë eurosh ka ndodhur dhe gazeta pretendon se gjashtë persona në Juventus janë nën hetim për kontabilitet të rremë, përfshirë presidentin Andrea Agnelli.

Prokurori Publik i Torinos hapi një çështje pasi CONSOB kishte nisur një inspektim korrikun e kaluar dhe pas raportit të COVISOC që kishte nxitur Prokurorin Federal të hetonte.

La Gazzetta dello Sport raporton se COVISOC e pa të nevojshme të hetojë disa raste që lidhen me operacionet e fitimeve kapitale, veçanërisht atë që lidhet me shkëmbimin e Miralem Pjanic dhe Arthur Melo në vitin 2020.

Tani, Juventusi është gjithashtu nën hetim penal, që thuhet se përfshin lëvizje prej rreth 50 milionë euro.

Përveç Agnellit, gazeta pretendon se nënpresidenti Pavel Nedved dhe ish-drejtori sportiv Fabio Paratici, aktualisht në Tottenham Hotspur, janë të dyshuar të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco