KOK bën thirrje që të votohen Kuka dhe Krasniqi në çmimet e nominuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Xhudos

KOK bën thirrje që të votohen Kuka dhe Krasniqi në çmimet e nominuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Xhudos

12:26, 27/11/2021

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë thirrje që të votohen trajneri Driton Kuka dhe xhudistja Distria Krasniqi në nominimet për trajnerin më të mirë, respektivisht atleten më të mirë femër.

“Ata na sollën krenarinë duke e ngritur flamurin tonë në piedestalin më të lartë sportiv. Tani është koha të kontribuojmë edhe ne, duke i votuar për çmimet e më të mirëve nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Ata janë nominuar në top-5 të botës”, ka shkruar Komiteti.

“Votoni në linkun e mëposhtëm që Distria Krasniqi të shpallet “Xhudistja më e mirë për vitin 2021” dhe Driton Toni Kuka “Trajneri më i mirë i vitit 2021”. Mund të votoni çdo 24 orë”.

Votimin tuaj mund ta bëni këtu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco