FSHF reagon sërish: Publikon dokumentat që vërtetojnë transfertat në llogaritë zyrtare të KF Tirana

FSHF reagon sërish: Publikon dokumentat që vërtetojnë transfertat në llogaritë zyrtare të KF Tirana

12:12, 27/11/2021

Prej disa ditësh vijon përplasja mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Panorama Sport. Këta të fundit kanë akuzuar FSHF-në se ka bërë pagesa anti-ligjore dhe jo në llogaritë zyrtare të KF Tirana.

Mirëpo, diçka e tillë mohohet nga qeveria më e lartë e futbollit në Shqipëria, e cila ditën e sotme ka publikuar disa dokumenta ku vërtetohet se pagesat janë bërë në llogaritë zyrtare të klubit bardheblu në ABI Bank dhe Union Bank

“Federata Shqiptare e Futbollit, e akuzuar prej ditësh se ka bërë pagesa anti-ligjore në llogaritë zyrtare të KF Tirana, dëshiron të informojë opinionin publik dhe anëtarët e saj se këto akuza rrëzohen nga dokumentat e mëposhtme.

Transaksionet e parave të mbërritura nga UEFA për klubin KF Tirana në 6 tetor 2020, janë kaluar në llogaritë zyrtare të klubit në ABI Bank dhe Union Bank, llogari të cilat dhe aktualisht që po ju dërgojmë këtë komunikim publik, janë të lira dhe kanë kryer pagesa.

FSHF ka qënë dhe mbetet e hapur për të bërë transparencë për çdo pretendim të individëve, mediave dhe anëtarëve të saj.”

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco