Klopp i frikësohet pranisë së Rangnick në Premier League

Klopp i frikësohet pranisë së Rangnick në Premier League

10:44, 27/11/2021

Ralf Rangnick pritet të marrë drejtimin e Manchester United për pjesën e mbetur të sezonit, pasi duket se palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë 6-mujore dhe tani pritet që rusët e Lokomotivës së Moskës të lirojnë gjermanin nga roli i drejtorit sportiv.

E në pritje të zyrtarizimit të 63-vjeçarit, patrioti i tij Jurgen Klopp i ka uruar mirëseardhjen dhe ka deklaruar se emërimi i Rangnick në stolin e “djajve të kuq” është padyshim një lajm shumë i keq për klubet e tjera të Premier Leagues.

“Sigurisht që është një trajner i madh dhe një menaxher i shkëlqyer, ndaj ardhja e tij te Manchester United është një lajm shumë i keq për klubet e tjera. E sigurt është që me të, Man. United do të jetë një skuadër e organizuar në fushë. Ai ka eksperiencën e duhur për të bërë gjëra të mëdha, pasi ka marrë dy skuadra të panjohura si Leipzig e Hoffenhaim dhe i ka bërë forca të mëdha të Bundesligës”, deklaroi Jurgen Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco