Teuta konfirmon lamtumirën e Martinit: Faleminderit për...

Teuta konfirmon lamtumirën e Martinit: Faleminderit për...

10:21, 27/11/2021

Pas pothuajse dy vitesh, Edi Martini vendosi të largohej nga klubi i Teutës, me të cilët arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë.

Trajneri shkodran vendosi të jepte dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës durrsake, pas humbjes në minutat e fundit ndaj Partizanit.

Pas njoftimit të Martinit në Facebook, ku falënderonte presidentin Hasanbelliu për besimin e dhënë, ka ardhur dhe konfirmimi i ndërprejes së bashkëpunimit nga klubi bregdetar.

Klubi kampion i Shqipërisë tregon sukseset e shkodranit nën drejtimin e skuadrës, por gjithashtu i urojnë suksese në të ardhmen dhe falënderime për arritjet me klubin bregdetar.

NJOFTIMI I KLUBIT TË TEUTËS –

“Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Eduard Martini. 👉🏻 Karriera e Eduard Martinit si trajner tek Teuta filloi në 15 dhjetor te vitin 2019, kur ai zëvendësoi Bledi Shkembin me një kontratë dy vjecare, kur ai ishte 44-vjeçar. Në vitin e tij të parë, shkodrani udhëhoqi Teuten për të fituar trofetë e Kupës së Shqipëris dhe Super Kupës, dhe gjithashtu kaloj një tur në Uefa Europa League duke mundur Beitar Jerusalem.

Në sezonin që u mbyll në Durrës, Martini udhëhoqi ekipin e tij për të siguruar titullin e 2-të kampion në sezonin 2020/2021. Martini e nisi sezoni e ri duke kalur një turë Uefa Conference League por fitoj dhe Super Kupën e Shqipëris ndaj Vllaznis, por me ecurin jo të mirë gjatë 10-të javëve të para Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Martini kan shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Eduard Martini për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen! ©KF Teuta”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco