Salah ëndërron Realin: kontrata me Liverpool i skadon në 2023, kontakte mes agjentit të tij dhe ‘Los Blancos’

Salah ëndërron Realin: kontrata me Liverpool i skadon në 2023, kontakte mes agjentit të tij dhe ‘Los Blancos’

15:24, 26/11/2021

Mohamed Salah ëndërron të luajë në Spanjë dhe të veshë fanellën e Real Madrid. Kjo është ajo që bëhet e ditur nga portali spanjoll “Bernabeu Digital”, sipas të cilit agjentët e futbollistit të Liverpool kanë pasur së fundmi kontakte me drejtuesit e klubit madrilen. Këta të fundit janë interesuar për kartonin e sulmuesit egjiptian, të cilit i skadon kontrata me “të kuqtë” në qershor 2023.

Salah, ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 6 asistime në 17 ndeshje. Sulmuesi egjiptian për momentin përfaqëson “vetëm” një nga alternativat e Florentino Perez, pasi primar për të është Kylian Mbappe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco