Eric Cantona vetë-shpallet trajner i Manchester United

Eric Cantona vetë-shpallet trajner i Manchester United

14:01, 26/11/2021

Personazhi i vërtetë, Eric Cantona është një legjendë e klubit të Manchester United, me të cilët luajti prej vitit 1992 deri në vitin 1997. Autor i 82 golave ​​në 188 ndeshje me Djajtë e Kuq, ish-sulmuesi francez mbetet një adhurues i klubit anglez. Drejtuesit e United po kërkojnë për një trajner të ri, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, mirëpo "Mbreti"  nuk ka ngurruar të deklaroi se do të jetë pasardhës i norvegjezit në stolin e United.

Në një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Eric Cantona ka bërë të ditur me humor se do të jetë ai trajneri i ardhshëm i Man. United: “Përshëndetje miq, desha t'ju them ekskluzivisht se jam trajneri i ri i Manchester United. Unë do t'ju tregoj së shpejti emrat e stafit tim. Mirupafshim."

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eric Cantona (@ericcantona)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco