Conte flet pas disfatës në Slloveni: Tani po filloj të kuptojë situatën në Tottenham

Conte flet pas disfatës në Slloveni: Tani po filloj të kuptojë situatën në Tottenham

13:39, 26/11/2021

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte ka bërë një deklaratë mjaft të sinqertë pas disfatës së skuadrës së tij ndaj Muras në Ligën e Konferencës.

Tottenhami u mund 1:2 nga Mura, që është një nga humbjet më të dhimbshme në historinë e klubit. Rezultati është edhe më i dhimbshëm për Spurs-in nëse merret parasysh se të gjithë yjet e klubit luajtën mbrëmjen e djeshme ndaj ekipit slloven.

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte nuk e fshehu mërzitinë për rezultatet në konferencën për shtyp dhe tha se ka filluar të kuptojë se si është situata në klub.

"Pas tre javësh në Tottenham, kam filluar të kuptoj se si është situata. Nuk është e lehtë. Për momentin, Tottenham nuk është në nivele të larta", tha Conte i ndershëm dhe i zhgënjyer.

Kujtojmë se italiani mori drejtimin e Tottenham-it pasi u shkarkua Nuno Espirito Santo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco