Arsene Wenger mund të kthehet te Arsenali

Arsene Wenger mund të kthehet te Arsenali

15:59, 25/11/2021

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka shprehur dëshirën e tij që ish-trajneri i “Topçinjëve” të kthehet te skuadra angleze, duke këmbëngulur se klubi do të ishte “i kënaqur ta kishte shumë më afër”.

Wenger u largua nga Arsenali në vitin 2018 pas 22 vitesh në krye dhe tani po punon si shefi i zhvillimit global të FIFA-s.

Arteta luajti nën urdhërat e Wenger për pesë vjet përpara se të tërhiqej në vitin 2016 dhe të transferohej në një rol trajneri te Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Nga ana tjetër, Arteta nuk ka bërë të ditur se në çfarë roli do të dëshironte kthimin e Wenger në klub.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco