Capello kritikon Juventusin: Mori leksione futbolli në Londër

Capello kritikon Juventusin: Mori leksione futbolli në Londër

11:05, 25/11/2021

“Besoj se ajo që pamë në Londër ishte një leksion futbolli që Juventusi mori”. Këto janë fjalët e Fabio Capellos, ish-trajneri i torinezëve, i cili ka kritikuar performancën e bardhezinjëve në ndeshjen ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”.

“Edhe sikur të mos duam, kemi mjaft klube në qarkullim që mund të merren si shembull. Shohim Liverpulin që luan gjithmonë vertikalisht, me shpejtësinë maksimale.

Ndërsa të martën pamë Chelsean që të luante fare pak topin prapa, ndonëse e niste aksionin gjithmonë me portierin. Arkitektë të këtyre lojërave fantastike janë dy trajnerë gjermanë dhe ndoshta tani ka ardhur ora që të jenë trajnerët tanë që të shkojnë të mësojmë tek ata, jo më anasjelltas, si shumë kohë më parë, për dekada me radhë.

Në Itali ky futboll nuk ekziston më dhe nëse nuk nisim ta praktikojmë, atëherë në Europë do të kemi vështirësi për shumë vite me radhë, për të pasur kënaqësinë të shohim ndonjë prej klubeve tona të triumfojë në Champions”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco