Kimpembe: Humbja nga City nuk pasqyron talentin e vërtetë të PSG-së

Kimpembe: Humbja nga City nuk pasqyron talentin e vërtetë të PSG-së

09:25, 25/11/2021

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Presnel Kimpembe, tha se humbja nga Manchester City nuk ishte një pasqyrim i drejtë i potencialit real të ekipit.

“Objektivi numër një ishte kualifikimi, kjo është e sigurt. Por ne jemi ende të zhgënjyer nga kjo humbje” u tha Kimpembe gazetarëve pas ndeshjes.

“Ne e dimë se mund të bëjmë më mirë. Ne jemi konkurrentë dhe nuk na pëlqen humbja. Çfarë duhet të përmirësojmë? Duhet t’i sigurojmë fitoret më herët”, shtoi ai.

Megjithatë PSG kaloi në 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve si rezultat i humbjes së Club Brugge ndaj RB Leipzig, raporton Goal

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco