FOTO/ Fotoja bën xhiron në rrjet, fituesi i ‘Topit të Artë’ është...

FOTO/ Fotoja bën xhiron në rrjet, fituesi i ‘Topit të Artë’ është...

19:52, 27/10/2021

Një foto e dalë sot në rrjetet sociale ka bërë namin. Në foto ishte paraqitur lista e pretendentëve për "Topin e Artë".

Emri i Robert Lewandowskit qëndronte në krye të listës  si fituesi për këtë vit i çmimit prestigjioz. Sulmuesi i Bayern Mynih ka qenë i pandalshëm përgjatë këtyre viteve, duke fituar gjithçka në nivel klubesh, ku bie në sy tripleta e fituar me Bajernin në sezonin 2019-2020. Sezonin e kaluar polaku theu rekordin e Gerd Myler në Bundesligë, duke shënuar 41 gola.

Nuk dihet nëse ky do të jetë rezultati përfundimtar, por nuk është hera e parë që dalin foto mbi këtë ngjarje. Edhe në 2018-ën disa ditë përpara eventit, u publikua një foto me Luka Modriç në vendin e parë, i cili e fitoi në fund.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco