Marcelo e mbyll me Realin, e ardhmja larg Evropës

Marcelo e mbyll me Realin, e ardhmja larg Evropës

10:32, 25/10/2021

Marcelo mund të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit.

33-vjeçari nuk ka ndërmend të nënshkruajë një kontratë të re, dhe për këtë arsye do të bëhet lojtar i lirë kur kontrata e tij të përfundojë në qershor 2022.

Marcelo po planifikon të kthehet në Brazilin e tij të lindjes, me Fluminese që mendohet të jetë destinacioni i tij më i mundshëm.

Pas ardhjes së Ancelottit u mendua se Marcelo do të vazhdonte me klubin madrilen pas lidhjes së shkëlqyer mes tyre, megjithatë një rinovim duket shumë larg dhe tani gjasat janë të mëdha që ai të largohet në fund të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco