Ronaldo pranon humbjen: Faji ishte i joni, tifozët tanë nuk e merituan ketë

Ronaldo pranon humbjen: Faji ishte i joni, tifozët tanë nuk e merituan ketë

08:24, 25/10/2021

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka reaguar menjëherë pas humbjes turpëruese nga Liverpool.

“Reds” fituan me rezultat 0 – 5 në “Old Trafford”.

Tani, Ronaldo ka reaguar në “Facebook”, duke fajësuar vetën dhe bashkëlojtarët dhe premtuar se do bëjnë shumë më mirë.

“Ndonjëherë rezultati nuk është ai që ne luftuam. Ndonjëherë rezultati nuk është ai që donim. Dhe kjo na takon neve, vetëm neve, sepse nuk është askush tjetër për t’u fajësuar”.

“Tifozët tonë ishin, edhe njëherë me mbështetje të vazhdueshme. Ata merituan më shumë, shumë më mirë dhe varet nga ne për ta bërë. Koha është tani”, shkroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco