Bekam imazh i Kupës së Botës 'Katar 2022', ish-futbollisti përfiton shumën e majme nga kontrata

Bekam imazh i Kupës së Botës 'Katar 2022', ish-futbollisti përfiton shumën e majme nga kontrata

10:58, 24/10/2021

Kupa e Botës do të luhet vitin tjetër dhe do të mbahet në Katar. Sheikët duan që çdo gjë të jetë thuajse perfekte pas kritikave të shumta në drejtim të tyre si vend organizator.

Gazeta britanike ‘’The Sun’’ ka zbuluar një marrëveshje të fshehtë midis legjendës Devid Bekam dhe sheikëve. Ish-mesfushori i Real Madridit do të jetë ‘’fytyra’’ e Botërorit në një marrëveshje që shkon deri në 150 milionë paund.

Gjithçka do të zyrtarizohet muajin që vjen, ndërsa Bekam ka nisur të udhëtojë drejt Katarit për të kryer misionin e tij. Imazhi i Bekam do të jetë në çdo stadium ku do të luhen ndeshjet, gjithashtu 46-vjeçari ka rolin e veçantë që të promovojë turizmin në Katar. Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, Bekam ka arritur deri aty sa të bindë organizatorët që të lejojnë flamurin shumëngjyrësh të komunitetit të homoseksualëve.

Një rast i veçante ky, pasi Katari njihet për debatet e mëdha në lidhje me të drejtat e njeriut. Sheikët nuk mund të gjenin një legjendë më të mirë për promovimin e turneut, pasi Bekam njihet si person me imazh të lartë në sytë e tifozëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco