Gjyqi i Benzemës ka nisur, Valbuena: E prisja prej gjashtë vitesh, do t’i shkoj deri në fund

Gjyqi i Benzemës ka nisur, Valbuena: E prisja prej gjashtë vitesh, do t’i shkoj deri në fund

16:37, 20/10/2021

Gjyqi i futbollistit të Real Madrid, Karim Benzema dhe katër personave të tjerë për shantazhimin e shokut të skuadrës dhe lojtarit aktual të Olympiacos, Mathieu Valbuena në 2015, nisi sot në Gjykatën e Versajës, teksa një prej lojtarëve më të mirë në botë nuk ishte prezent.

Benzema luajti ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar të martën dhe avokati i tij bëri me dije se mungonte në seancën e parë për arsye profesional, teksa e gjuajti gjyqin absurd.

Sulmuesi i Real Madridit akuzohet se ka shantazhuar shokun e tij të skuadrës Mathieu Valbuena me një kasetë seksi në vitin 2015. Benzema dyshohet se i kërkoi Valbuenas deri në 100 mijë euro për të mos publikuar videon.

Gjyqi nisi sot dhe përfundon më 22 tetor. Nëse shpallet fajtor, Benzema përballet me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë prej 75,000 eurosh.

"Kam pritur për gjashtë vjet dhe tani do t’i shkoj deri në fund. Vetëm Benzema nuk u paraqit në gjyq. Shumë keq, por çfarë mund të bëjmë," tha Valbuena, siç raportohet nga “RMC Sport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco