Ministri australian: “Vaksina është e detyrueshme për të gjithë, madje edhe për Novak Gjokoviqin”

Ministri australian: “Vaksina është e detyrueshme për të gjithë, madje edhe për Novak Gjokoviqin”

14:47, 20/10/2021

Novak Gjokoviq nuk do të jetë në gjendje të hyjë në Australi për të mbrojtur titullin në “Australian Open” nëse ai nuk është i vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, njoftoi Ministri i Imigracionit i këtij vendi.

Teniseri i njohur refuzoi të zbulojë nëse ishte vaksinuar, duke konfirmuar kështu se nuk është i sigurt se do të mbrojë titull në Melburn.

Alex Hawke, ministri i Imigracionit të Australisë, duke sqaruar kushtet për marrjen e vizës, vuri në dukje se lojtarët e huaj duhet të kenë marrë dy doza të vaksinës para janarit.

“Është një gjë e përgjithshme, nuk ka të bëjë vetëm me lojtarët e tenisit. Çdo vizitor në Australi duhet të vaksinohet”, tha Haëke.

“Unë nuk kam një mesazh të veçantë për Gjokoviqin. Kam një mesazh për këdo që dëshiron të vizitojë Australinë. Ai duhet të jetë plotësisht i vaksinuar.”

Përveç Gjokoviqit, që është nëntë herë kampion i Australisë, ky rregull mund të parandalojë që disa tenistë të tjerë të garojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco