Pas rrahjes fizike, reagon kreu i FFK-së: Ja si ndodhi ngjarja derisa po ecja në Gërmi

Pas rrahjes fizike, reagon kreu i FFK-së: Ja si ndodhi ngjarja derisa po ecja në Gërmi

18:12, 19/10/2021

Pasi sot u sulmua fizikisht kreu i FFK-së, Agim Ademi ka reaguar edhe përmes një postimi në Facebook.

"Duke pasur parasysh interesimin e madh të dashamirëve dhe të opinionit publik pas raportimit për sulm fizik ndaj meje, fillimisht dua të ju informoj se jam mirë me shëndet dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim siç është raportuar. 
Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë.
Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze.  
Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë është duke i kryer hetimet. Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt personat e tillë do të dalin para organeve të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.", ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco