Pique: Marrëveshja e Barcelonës me Vinicius ishte arritur, Reali e mori në minutën e fundit

Pique: Marrëveshja e Barcelonës me Vinicius ishte arritur, Reali e mori në minutën e fundit

16:05, 19/10/2021

Ilbi Llanos dhe Gerard Pique kaloi më shumë se gjysmë ore duke folur për disa çështje drejtpërdrejtë në Twitch.

 

Ndër të tjera, qendërmbrojtësi i Barcelonës u pyet për incidentin me Alvaro Arbeloa para disa viteve.

“Asnjëherë nuk ishim miq, ishim bashkëkombës, por jo miq. A je duke u përpjekur të thuash që jam mik me dikë që nuk isha? Të gjithë e kuptuan çfarë po thoja, nuk ka nevojë të analizohen fjalët që kam thënë”.

Pique foli edhe për sulmuesin Vinicius Junior, Real Madridin dhe u kujtua për kohen te Manchester United.

Penalltia kundër Valencia: “Të gjithë ato penallti jepen në Bernabeu. Njerëzit që dinë futboll e dinë se ishte 100 për qind penallti. Ajo penallti do ishte në Bernabeu padyshim. A ju kujtohet Juanfran me Osasuna? Dy faulle brenda zonës, dy penallti të qartë dhe ai u ndëshkua me dy të kuq dhe u dërgua jashtë loje. Nuk jam duke kritikuar, e shoh qesharake”.

Referimi: “Barca – Madrid është presion, që janë dy klubet të tilla. Ne marrim më shumë vendime në favorin tonë se disa klube. Atletico është në atë grup gjithashtu. Ata janë skuadër që garojnë me ne për La Liga. Nuk mund të krahasosh Alaves, Osasuna dhe Espanyol dhe skuadrat e tjera që nuk garojnë për La Liga. Je duke garuar kundër Madridit dhe e gjitha që kërkon është drejtësi. Nuk mund të ankohem për klubet e tjera, por mundem për Madridin ose Atleticon”.

Vinicius shumë afër të nënshkruante për Barcelonën: “Vinicius kishte shumë talent. A e dini sa afër ishte për transferimin te Barcelona? Ata i ofruan Viniciusit dyfish çfarë Madrid ofroi. Fola me të personalisht para transferimit te Madrid dhe gjatë telefonatës e pranoi se praktikisht ishte arritur marrëveshja me Barcelonën. Nuk më kujtohen detajet saktësisht. Isha gati ta njoftoja me djemtë. Marrëveshja ishte kryer. Ai iu bashkua Madridit në minutën e fundit, ata i ofruan gjithçka”.

Shansi për t’u rikthyer në Kombëtare: “Nuk kam menduar. Tani, e përdori pushimin internacional për gjëra të tjera. Duhet të flasim me FIFA-në që të kemi më shumë pushime. Kur të pensionohem nga futboll do mendoj për Kupën e Botës”.

Një lojtar i Realit që festoi pas humbjes 2-6 në Bernabeu: “Është interesante për një lojtar të Madridit që festoi pas humbjes 2-6, por nuk mund t’iu tregojë se kush. Një lojtar i Madridit festoi tërë natën”.

El Clasico: “El Clasico është e veçantë. Nuk ka ndjenjë më të mirë se 90 mijë njerëz në tribunë. Të luajmë Clasicon me dyer të mbylura ishte keq. Këtë sezon, tifozët janë prapa nesh më shumë se kurrë. Kur janë me ne, na bëjnë të ndihemi të pamposhtur. Na duhen më shumë se kurrë. Është kënaqësi që janë rikthyer dhe sidomos për ndeshje të tilla. Se pari duhet të sigurohemi të mposhtim Dinamon. Situata jonë në Ligën e Kampionëve duket pak delikate. Ndoshta iu duken si ato ndeshje që priteshin për fitore, por ata na sjellën fitore. Jam i sigurt se do na japin ndeshje të vështirë të mërkurën”, deklaroi ai.

Ndërkohë, këtë të diele në “Camp Nou” do zhvillohet përballja e ‘zjarrtë’ ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco