Drita,  Prishtina dhe Llapi fitojnë në ndeshjet e sotme

Drita, Prishtina dhe Llapi fitojnë në ndeshjet e sotme

15:04, 19/10/2021

Kanë përfunduar tre ndeshjet e para në kuadër të xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës.

Drita ka shënuar fitore si mysafir i Feronikelit (0-2), derisa Prishtina pas gjashtë ndeshjeve në shtëpi pa fitore ka arritur të mposht Malishevën (2-1), kurse Llapi ka ‘demoluar’ Ulpianën (0-6).

Derbi më interesant ishte mes Dritës dhe Feronikelit, ku skuadra e Ardian Nuhiut arkëtoi pikët e plota.

Ishte Simonvski (51′) dhe Ajzeraj që shënuan golat e Dritës në këtë takim.

Me këtë fitore, Drita renditët e treta me 16 pikë, derisa Feronikeli zë vendin e tetë me 10 sosh.

Prishtina më në fund ka gjetur rrugën drejtë fitores në shtëpi, pasi mposhti Malishevën me rezultat 2 – 1.

Golashënuesi i vetëm i vendasve ishte Besnik Krasniqi që shënoi dy herë nga pika e bardhë (24′, 45+2′), derisa golin e nderit për Malishevën e realizoi Sobwale (86’).

Me këtë fitore, skuadra e Zekerije Ramadanit renditët e pesta me 13 pikë, derisa Malisheva bie në vendin e gjashtë me 12 sosh.

Ndërkohë, Llapi nuk ka treguar mëshirë për Ulpianën, duke e ‘demoluar’ me rezultat 0 – 6.

Valmir Veliu shkëlqeu me dy golësh (8′, 46′), derisa nga një gol shënuan Bujar Idrizi (21′), Arbnor Ramadani (31′), Kastriot Selmani (58′) dhe Gentrit Begolli (86′).

Pas kësaj fitore, Llapi renditët në pozitën e shtatë me 12 pikë, derisa Ulpiana në fund me shtatë sosh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco