Emocionuese/ Futbollisti i Milanit shpërthen në lot pas ndeshjes me Veronën: Deri dje nuk më donte as mamaja ime

Emocionuese/ Futbollisti i Milanit shpërthen në lot pas ndeshjes me Veronën: Deri dje nuk më donte as mamaja ime

10:32, 17/10/2021

Milan arriti të fitonte me përmbysje 3-2 ndaj Veronës, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie-A.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të veronezëve. Në pjesën e dytë , Pioli ndryshon Milanin dhe pas Leaos (i cili hyri në vend të Rebicin, i dëmtuar) ai hedh në fushë Krunicin dhe mbi të gjitha Castillejo .

Para kësaj sfide, ky i fundit kishte luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon, atë ndaj Cagliari më 29 gusht. Një minutë në fushë ndaj ekipit nga sardenja dhe pjesën tjetër vetëm në stol duke pritur momentin e tij.

Castillejo luan 45 minuta dhe jep maksimumin, me një shpirt të madh sakrifice, i etur për t'i provuar Piolit se është një element shumë i rëndësishëm për këtë ekip.

Në fundin e takimit, Castillejo, do të shpërthente në lot dhe është përqafuar nga shokët e skuadrës.

Arsyeja? Përveç adrenalinës që përjetoi në përmbysjen e çmendur, Castillejo o kalonte një periudhë të vështirë dhe kishte marrë shumë kritika që po e rëndonin psikologjikisht, por në 45 minutat e mbrëmjes së djeshme bëri gjithçka mirë.

“Lotët e mi thonë shumë për situatën që isha duke kaluar. Jam një djalë që lë edhe shpirtin në fushën e lojës. Dje edhe mamaja ime nuk më donte, sot mund të festoj me të gjithë tifozët në shtëpi”, tha Castillejo pas ndeshjes duke shpjeguar shpërthimin emocional.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco