Goli i parë në Premier League/ Broja tregon vlerat në Angli, media e njohur e shpall 'Njeriun e Ndeshjes'

Goli i parë në Premier League/ Broja tregon vlerat në Angli, media e njohur e shpall 'Njeriun e Ndeshjes'

10:08, 17/10/2021

Armando Broja shënoi golin e tij të parë në Premier League  ndërsa Southampton regjistroi  fitoren e parë në kampionat, teksa mposhti Leeds 1-0 në shtëpi këtë të shtunë.

Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl shfaqi dyshime para fillimit të sfidës nëse Broja, i huazuar nga Chelsea, ishte gati ta niste ndeshjen nga minuta e parë.

Mirëpo, sulmuesi shqiptar u përgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi në minutën e 53 –të realizoi golin e fitores për ekipin e tij, duke marrë duartrokitjet e publikut, por edhe vlerësimet e specialistëve.

Djaloshi nga Kopliku është shpallur si njeriu i ndeshjes nga “Sky Sport” duke u vlerësuar me notën 8-të.

Ishte një përplasje mes Broja (nota 8) dhe Redmond (nota 8) për çmimin, por i tij i parë në Premier League në ndeshjen e parë si titullar, bëri që  Broja të merrte përgëzimet nga media e njohur.

Broja goditi pesë herë portën, me tre goditje që përfunduan në kuadrat dhe një gol. Ai gjithashtu u përfshi në nëntë duele ajrore, duke fituar 66.7 përqind të tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco