Pioli i kënaqur me besimin e Milanit

Pioli i kënaqur me besimin e Milanit

09:22, 17/10/2021

Stefano Pioli ndihet i lumtur me fitoren e Milanit me rikthim nga 2-0 në 3-2 ndaj Hellas Veronas, pavarësisht një krize dëmtimesh në skuadër.

Rossonerët ishin duke humbur 2-0 në minutën e 24-të, por në pjesën e dytë përfunduan luftën për të fituar 3-2 me golat nga Olivier Giroud, një penallti nga Franck Kessie dhe një autogol nga Koray Gunter.

“Ishte një luftë, është e vërtetë, ishte e komplikuar që nga fillimi, por djemtë treguan karakter të shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht Pioli për Sky Sport Italia.

“Verona ishte më e fortë në pjesën e parë, më mirë në duele, intensitet, në topat e dytë, kështu që ata krijuan situata më të rrezikshme”.

“Është e qartë se ne kishim nevojë të rritnim shpejtësinë dhe të përmirësoheshim, por unë pashë besimin te skuadra në pushim. Ishte një shfaqje e vërtetë e pjekurisë”.

“Ajo që na nevojitet është pjekuria dhe qëndrueshmëria. Nëse doni të synoni gjera të mëdha, duhet së pari të përqendroheni në gjërat e vogla, të merrni çdo detaj një nga një”.

“Kjo është dëshmia se klubi ka ndërtuar një skuadër të fortë, sepse edhe me kaq shumë mungesa, unë ende kam një skuadër konkurruese dhe shumë zgjedhje për të bërë me karakteristika të ndryshme”.

Duke marrë parasysh rikthimin dhe numrin e problemeve që kishin, a ishte kjo fitore një shenjë e vërtetë se Milani mund të fitojë Scudetton?

“Kjo është një fitore shumë e rëndësishme, vlen tre pikë. Tifozët tanë përsëri na dhanë kaq shumë energji gjatë momenteve të vështira sonte. Është një udhëtim, ne po përpiqemi të gjejmë qëndrueshmëri, por ka kaq shumë ekipe të mëdha me cilësi të madhe”.

“Siç thashë, ne duam të jemi konkurrues deri në fund, ne do të vazhdojmë ta marrim ndeshje pas ndeshje, të përqendrohemi në gjërat e vogla për tablonë e madhe”, përfundoi trajneri i Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco