Solskjaer i përgjigjet kritikave të Ferguson për Ronaldon: Unë jam trajneri

Solskjaer i përgjigjet kritikave të Ferguson për Ronaldon: Unë jam trajneri

10:10, 16/10/2021

Trajneri i Manchester United Ole Gunnar Solskjaer në konferencën për shtyp, në prag të sfidës ndaj Leicester, e cila është planifikuar për sot, foli për kritikat për lënien jashtë formacionit të Cristiano Ronaldos në ndeshjen kundër Everton.

Pas barazimit midis Djajve të Kuq dhe Everton në javën e fundit të Premier League, trajneri legjendar i United, Alex Ferguson foli dhe i tha Solskjaer se " nuk duhej për kështu" dhe se " gjithmonë duhet të luante me lojtarët më të mirë".

"Unë jam trajneri. Menaxhoj lojtarët në këtë klub. Është e mrekullueshme të kesh Ronaldon në fushë sepse gjithmonë mund të bëjë diçka. Ai është i mahnitshëm, një “gjahtar” golash ​​dhe është e vështirë ta lësh jashtë ekipit. Do isha shumë i lumtur ta kisha në formacion çdo ndeshje, por më duhet të menaxhoj edhe gjendjen e tyre fizike. Deri në prill ose maj duhet t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion dhe nuk duhet të ndodhë që, si sezonin e kaluar, të përfundojmë kampionatin të lodhur, "shpjegoi Solskjaer.

Image

Kujtojmë, Ronaldo hyri në fushë në minutën e 57 -të, por gjërat nuk ndryshuan për mirë pasi Townsend vendosi baraspeshën 1: 1 tetë minuta pasi portugezi hyri në lojë.

Ronaldo ishte dukshëm i zemëruar pas ndeshjes për shkak të vendimit të trajnerit, por edhe për faktin se United nuk është më në krye të tabelës.

Sidoqoftë, Solskjaer nuk do të jetë në gjendje të llogarisë  Cavanin për ndeshjen e sotme kundër Leicester për shkak të grumbullimit me ekipin kombëtar, kështu që është e qartë se Ronaldo do kthehet në formacionin startues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco