Aktivizohet si zëvendësues, flet trajneri i Southampton: Broja është rezervë e mirë, duhet të...

Aktivizohet si zëvendësues, flet trajneri i Southampton: Broja është rezervë e mirë, duhet të...

09:46, 16/10/2021

Armando Broja duhet të punojë ende shumë për të nisur si titullar në një ndeshje.

Këtë e ka pranuar vetë trajneri i Southampton, Ralf Hazenhytl i cili në konferencën për shtyp para sfidës me Leeds në Premier Ligë ka folur pa doreza për Brojën.

Tekniku austriak shpjegon se si një lojtar që vjen nga stoli nuk mund të marrë menjëherë 90 minuta, pasi i duhet shumë kohë.

“Armando tregoi se ka një ndikim shumë të mirë kur aktivizohet në ndeshje, kundër Newcastle bëri një punë të mirë. Por kundër Shefield United Broja nuk luajti mirë dhe te Shqipëria hyn gjithmonë nga stoli. Unë mendoj se ai është rezervë shumë e mirë.

Unë nuk e di nëse ai është menjëherë gati të luajë 90 minuta si titullar. Ai është një lojtar që duhet të punojë shumë për të marrë një paraqitje për 90 minuta në fushë. Kjo është ajo që ai duhet të mësojë si një djalë i ri. Ne shohim disa cilësi, disa armë që i ka një sulmues.

Broja është super i shpejtë në dhjetë metrat e para, ka një finalizim shumë të mirë, kërcen shumë lart. Normalisht është një paketë shumë e mirë për një sulmues që nuk e kemi. Për mua, kur ai punon shumë, qëllimet vijnë automatikisht. Kjo është pjesa kryesore në lojën e tij, të punosh shumë, të luftosh për çdo situatë që ke dhe pastaj gjërat vijnë me meritë’’, ishin fjalët e teknikut austriak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco