Solskjaer: Ronaldo është futbollistë i jashtëzakonshëm

Solskjaer: Ronaldo është futbollistë i jashtëzakonshëm

09:36, 16/10/2021

Trajneri i gjigantit anglez ka lavduar yllin portugez.

Ole Gunnar Solskjaer ka thurur elozhe për Cristiano Ronaldon gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes ndaj Leicesterit, transmeton lajmi.net.

Në fakt, Solskjaer ishte kritikuar nga mediat për faktin që e kishte lënë në bankë CR7 në ndeshjen e xhiros së kaluar kundër Evertonit, por ai argumentoi vendimin e tij duke thënë se i duhet të menaxhojë lodhjen e lojtarëve.

“Cristiano është një lojtar i jashtëzakonshëm, finalizues i jashtëzakonshëm, golashënues, profesionist, është e vështirë ta lini atë jashtë formacionit, por duhet t’i menaxhojmë lojtarët”.

“Në Maj të sezonit të kaluar lojtarët ishin shumë të lodhur, por tani nuk duhet të ndodh pasi kemi grup të madh”.

“Normalisht është mirë ta kesh Ronaldon në fushë pasi ai gjithmonë bënë mirë. Sa ma shumë ta kemi atë në fushë, aq më mirë do të jetë për ne”, tha Solskjaer.

Man Utd përballet sot me Leicesterin në një ndeshje mjaft të vështirë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco