Shuma e majme/ Sadiku fiton gjyqin, ja sa i detyrohet Erzurumspor sulmuesit të Kombëtares

Shuma e majme/ Sadiku fiton gjyqin, ja sa i detyrohet Erzurumspor sulmuesit të Kombëtares

09:19, 16/10/2021

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, fiton gjyqin në CAS ndaj klubit turk të Erzurumspor ku në 22 janar 2021 nënshkroi një marrëveshje për të prishur kontratën.

Pas shqyrtimit të çështjes, CAS ka dalë ditën e djeshme me vendim në favor të Sadikut dhe brenda 45 ditëve klubi turk duhet t’i paguajë shqiptarit shumën prej 70 mijë euro plus 20% interes për vonesat.

PADIA

Armando Sadiku pas 20 ditësh pritjeje vendos t’i drejtohet FIFA-s për të ngritur një padi kundër klubit ku kërkonte pagesën prej 70 mijë eurosh + 20% interes për vonesën. Një muaj më vonë klubi e çon çështjen në CAS.

Pas procedurave dhe seancave Gjykata Federale Zvicerane i dha të drejtë shqiptarit dhe klubi turk duhet t’i paguajë shumën prej 70 mijë eurosh plus 20% interes për vonesën brenda 45 ditëve ose në të kundërt do t’i bllokohet merkatoja e transferimeve deri në 3 sesione. Sadiku momentalisht është pjesë e skuadrës së Las Palmas në kategorinë e dytë në Spanjë. (Panoramasport)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco