Berisha asiston në fitoren e Fenerbahçes

Berisha asiston në fitoren e Fenerbahçes

22:10, 23/09/2021 Mërgim Berisha ka nisur të jap kontribut te skuadra e madhe turke, Fenerbahçe. Sulmuesi kosovar të enjten mbrëma asistoi për Mesut Oezilin që e shënoi golin e dytë në fitoren 2:1 ndaj Giresunsporit.

Berisha u tregua i mprehtë dhe fitoi një top në mbrojtjen rivale. Pasoi në zonë për Oezilin që shënoi për 2:0 në minutën e 64-të. Berisha në lojë hyri në minutën e 60-të.

Fenerbahçe mban vendin e katërt me 13 pikë nga gjashtë ndeshje. Udhëheq Beshiktashi me një pikë më shumë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco