FOTO/ Ronaldo rrit sigurinë pas kalimit tek Manchester United, portugezi punëson dy truproja personale

FOTO/ Ronaldo rrit sigurinë pas kalimit tek Manchester United, portugezi punëson dy truproja personale

21:03, 23/09/2021

Pas kalimit tek Manchester United, Cristiano Ronaldo ka vendosur të rrisë sigurinë e tij personale. Duke e ditur se do të ketë shumë njerëz që do kërkojnë ta takojnë, apo ta bezdisin, sulmuesi portugez ka vendosur të punësojë truproja që ta ruajnë gjatë gjithë kohës që 36 vjeçari kalon jashtë shtëpisë.

Ylli 36-vjeçar i Portugalisë shihej mëngjesin e sotëm të drejtonte makinën e tij të shkëlqyeshme Bentley drejt qendrës stervitore Carrington në Manchester, ndërsa dy bodyguard-ë personalë e ndiqnin nga afër me një mjet fuoristradë.

Ronaldo nuk ishte zgjedhur nga trajneri në përballjen e të mërkurës në kupën Carabao, ku skuadra e tij u eliminua pas humbjes 1-0 ndaj West Ham-it të Londres.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo shihet me rojet e tij të shumte te sigurisë. Ata ishin parë dhe në fillim të muajit kur Ronaldo mori avionin për ndeshjen kundër Young Boys në Zvicër, kur Ronaldo shënoi por United humbi në kohën shtesë.

Dy rojet e sigurisë janë prej kohësh me Ronaldon, i cili punëson siguri 24-orëshe prej statusit prej superstari. Mediat britanike thonë se grupi i tij i sigurisë përbëhet prej ish-ushtarakësh, oficerësh policie dhe “oficerë të mbrojtjes së afërt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco