Ronaldo ishte viktimë e mashtrimit të një agjencie turistike për tre vjet

Ronaldo ishte viktimë e mashtrimit të një agjencie turistike për tre vjet

18:42, 23/09/2021

Sipas gazetës portugeze "Jornal de Noticias", Cristiano ishte viktimë e mashtrimit të një punonjësi të një agjencie udhëtimesh, me të cilën bashkëpunoi për tre vjet.

Kjo ndodhi midis viteve 2007 dhe 2010, kur Ronaldo i besoi një dokumentacion të caktuar një agjencie udhëtimi. Në detaje, sulmuesit portugez i janë grabitur 288 mijë euro, një vlerë që korrespondon me 200 udhëtime që Cristiano nuk i ka bërë kurrë.

Por CR7 nuk ishte viktima e vetme e një gruaje 53 vjeçare. Ajo kreu të njëjtin mashtrim me agjentin e Ronaldos Jorge Mendes dhe futbollistët portugezë Nani dhe Manuel Fernandes, nga të cilët vodhi një total prej 350,000 eurosh.

"Jornal de Noticias" zbulon se mashtruesja u dënua në vitin 2017 nga një gjykatë në Porto me katër vite.

Ajo tashmë vijon t'i kthejë paratë e "grabitura" me një shumë fikse mujore, megjithëse agjencia e udhëtimit për të cilën ka punuar i ka kthyer paratë të dëmtuarve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco