Lajme të mira nga Bayern Munich, Kingsley Coman kthehet në stërvitje pas operacionit në zemër

Lajme të mira nga Bayern Munich, Kingsley Coman kthehet në stërvitje pas operacionit në zemër

16:39, 23/09/2021

Lajme të mira nga klubi i Bayern Munich. Kingsley Coman u kthye në stërvitje këtë të enjte. Francezi i ishte nënshtruar një operacioni në zemër më 16 shtator, të cilin e ka kaluar me sukses. Asgjë shumë serioze siç kishte njoftuar Julian Nagelsmann, Coman vuante nga aritmia kardiake.

Bayern Munich ka publikuar një video të futbollistit francez në fushën stërvitore të klubit. Megjithatë, ai nuk do të jetë në dispozicion të premten për ndeshjen ndaj Greuther Furth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco