Lewandowski: ‘Ëndërroja të bëhesha si Henry, por ngjaj më shumë me Van Basten’

Lewandowski: ‘Ëndërroja të bëhesha si Henry, por ngjaj më shumë me Van Basten’

14:00, 23/09/2021

Robert Lewandowski si Marco van Basten. Një krahasim që qëndron jo thjesht për rëndësinë e dy ikonave të futbollit në skuadrat e tyre, por sidomos për mënyrën e lojës, qëndrimit në fushë apo lëvizjes. Sulmuesi polak, një nga më të mirët në historinë e Bayernit, e ka pranuar në një intervistë të fundit se ngjan në shumë aspekte me legjendën holandeze, ish-sulmues i Ajaxit dhe Milanit.

“Disa ish-profesionistë më kanë thënë disa herë se krahasimet midis lojtarëve janë të vështira, por unë ngjasoj me Van Bastenin. Ngjasoj sa i përket lëvizjes dhe stilit të vrapimit. Van Basten ishte një sulmues i shkëlqyeshëm. Nëse më duhet ta krahasoj veten me një sulmues të mëparshëm, po, atëherë jam si Marco van Basten.”

Van Basten fitoi Kupën e Kampionit të Europës me Milanin në vitet 1989 dhe 1990. Në Kampionatin Europian, në vitin 1988, ai shënoi golin e dytë të Holandës kundër ish-Bashkimit Sovjetik për të fituar titullin e vetëm të madh në historinë e futbollit holandez. Në vitin 1986 ai fitoi “Këpucën e Artë” me fanellën e Ajaxit të Amsterdamit, trofe individual që Lewandowski e siguroi për herë të parë sezonin e kaluar.

33-vjeçari zbulon më tej se kur ishte i ri kishte si model francezin Thierry Henry, që shkëlqeu sidomos me Arsenalin dhe Barcelonën:

“Më pëlqente shumë mënyra sesi ai luante, mënyra sesi vraponte, teknika dhe saktësia e tij para portës, e shikoja shpesh”.

Lewandowski shpjegoi më tej se hodhi themelet për suksesin e tij në fillim të karrierës. Në moshën 22-vjeçare, për shembull, ai ndryshoi dietën në mënyrë që të ishte në gjendje të luante edhe disa vjet më shumë.

“Gjithçka që bëra në atë kohë, por më sjell suksese sot,” – deklaroi “Poli”, i cili me 41 gola në sezonin e mëparshëm të Bundesligës theu rekordin e Gerd Müllerit, që kishte mundur të realizonte 40 herë në Bundesligë në sezonin 1971/72.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco