Ikona e Milanit krenar për ekipin, më në fund e mori rrugën e duhur

Ikona e Milanit krenar për ekipin, më në fund e mori rrugën e duhur

21:28, 20/09/2021

Sulmuesi holandez, Rud Gulit, ishte protagonist në vitet ku Milani ishte në majë dhe tashmë duket i lumtur që e sheh përsëri atë të luftojë për objektiva prestigjiozë pas disa viteve të turbullta.

 “Milani është më mirë në krahasim me dy vite më parë, kur kishte pak probleme. Më në fund klubi mori rrugën e duhur. Është e bukur të shohësh një Milan i cili lufton për vendet e para, është e rëndësishme. Kundër Liverpulit vuajti shpejtësinë e anglezëve. Por e rëndësishme është të kesh idenë si luhet në nivelet e larta. Ajo ndeshje do të ndihmojë skuadrën që të rritë nivelin e saj”, tha Gulit, duke u ndalur më pas te individët.

“Me Ibran është gjithmonë e bukur, por kur nuk është ai, ka lojtarë të tjerë që e zëvendësojnë. A e meritonte një “Top të Artë”? Ka shumë lojtarë të nivelit të lartë, por për atë që po bën, është një lojtar i madh. Shpresoj që të fitojë një çmim vlerësimi për atë që ka bërë.

Haland? Për mua është i pabesueshëm, për gjatësinë që ka është i shpejtë dhe i zhdërvjellët. Është shumë i qetë para portës. E ndjek e gjithë Europa. Mund të bëhet një yll? Është që tani i tillë”, tha Gulit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco