VIDEO/ Sulmohet nga tifozët, reagimi i Pogbas nuk duhet humbur

VIDEO/ Sulmohet nga tifozët, reagimi i Pogbas nuk duhet humbur

17:36, 20/09/2021

Mançester Junajtid arriti të triumfonte përballë Uest Hemit me rezultatin 2-1.

Një rezultat i cili nuk u prit aspak mirë nga tifozët vendas, të cilët në përfundim të ndeshjes, ofenduan mesfushorin e Junajtid, Pol Pogba, teksa ky i fundit ishte duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes.

Francezi u përfshi në një debat verbal me një nga tifozët e “hummers”, dhe e ka sfiduar atë për disa sekonda.

Tifozi i acaruar vendas, i kërkonte mesfushorit të mbyllë gojën, por Pogba e ka sfiduar me një mbajtje goje të hapur për disa sekonda, ndërsa më pas ka ndërhyrë ndihmës-trajneri i “djajve të kuq”, Majkëll Kerrik, që ka tërhequr futbollistin drejt dhomave të zhveshjes, për të shmangur një acarim të mëtejshëm të situatës. Ky reagim epik i Pogbasë, ka bërë xhiron e internetit. Për më tepër shikoni pamjet:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco