‘Dua ta shtang Guardiolën’, trajneri gati t’i plotësojë dëshirën Brojës

‘Dua ta shtang Guardiolën’, trajneri gati t’i plotësojë dëshirën Brojës

19:04, 16/09/2021

Armando Broja pritet që ta nis si titullar përballjen ndaj Manchester City. Kjo është ndeshja e radhës për Southampton, ndërsa sulmuesi shqiptar bëri diferencën në takimin e parë me Ëest Ham. I pyetur nga gazetarët nëse ka ardhur momenti që sulmuesi shqiptar ta nis si titullar për herë të parë në kampionat, Hasenhetl u shpreh:

 “Po. Unë mendoj se ne kemi disa lojtarë që janë gati për ta nisur si titullar. Por e mira është që kam mundësi zgjedhje tani. Në sezonin e kaluar mjaftonte që të ishte në formë dhe do të luaje. Tani kemi më shumë cilësi. Nuk ka të bëjë me atë që meriton të luajë, por me atë që na nevojitet ne në këto ndeshje. Unë nuk dua të flas shumë për atë që kemi planifikuar, dua të jemi befasues për Pep Guardiolën”, tha trajneri i Southampton

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco