Drenica rrëmben kreun në Superligë, Prishtina dhe Gjilani i ndajnë pikët në ‘Fadil Vokrri’

Drenica rrëmben kreun në Superligë, Prishtina dhe Gjilani i ndajnë pikët në ‘Fadil Vokrri’

18:51, 16/09/2021

Drenica ka rrëmbyer tri pikë të tjera në Superligën e Kosovës, për të rrëmbyer edhe kreun me 10 pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve të para. 

Në xhiron e katërt në Superligë Prishtina gaboi në shtëpi, duke barazuar 1-1 me Gjilanin.

Drenica ka vazhduar me formën e mirë në Superligën e Kosovës, duke regjistruar fitoren e tretë me radhë.

Skuadra nga Skenderaj e mundi 1-0 në udhetim Ulpianën, duke ia shkaktuar humbjen e trete pas katër ndeshjeve dhe zë vendin e fundit me një pikë në renditjen tabelore për sezonin 2021/22.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për Drenicën e shënoi Kreshnik Uka në minutën e katërt shtesë.

Prishtina 1-1 Gjilani

Derbi i javës së katërt mes Prishtinës dhe Gjilanit, që u zhvillua në stadiumin Fadil Vokrri, është mbyllur pa fitues.

Të dy golat janë shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.

Fillimisht kaluan në epërsi vendasit, me golin e shënuar nga Besnik Krasniqi në minutën e 84-të, nga penalltia, e shkaktuar nga Armend Halili që mori të dytin të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Kur u mendua se u mbyll gjithçka në këtë takim, doli në skenë Albert Dabiqajt, i cili në minutat e fundit të takimit realizoi për Gjilanin, për rezultatin përfundimtar 1-1.

Pas këtij barazimi, Prishtina tani renditet e shtata me dy pikë pas katër xhirove në Superligë, dhe vazhdon të kërkojë fitoren e parë – derisa Gjilani renditet në pozitën e gjashtë me gjashtë pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco