Po çmend klubet ‘Big’, Dortmundi i vendos çmimin Bellingham

Po çmend klubet ‘Big’, Dortmundi i vendos çmimin Bellingham

17:08, 14/09/2021

Borussia e Dortmund nuk është e gatshme të hapë dyert për Jude Bellingham verën e ardhshme, pasi iu largua Sancho dhe me siguri të njëjtë gjë do të bëjë edhe Haaland në një të ardhme të afërt.

Disa ekipe të Premier League kanë treguar intreres të madh për mesfushorin, por Liverpool është padyshim ai që ka këmbëngulur më shumë për të nënshkruar me të. “The Reds” humbën Wijnaldum këtë verë dhe duan që anglezi i ri të hedhë themelet për të ardhmen.

Lojtari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u kthyer në Angli, por kushtet e vendosura nga gjermanët e komplikojnë kthimin e tij.

Dortmund tani do të ulet për të negociuar vetëm për një minimum prej 100 milion eurosh, një shifër që asnjë klub nuk do ta arrinte sot dhe që do të mbyllte dyert e lojtarit të paktën për një ardhme të afërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco