Probleme për Milanin, Ibrahimovic mungon ndaj Liverpoolit

Probleme për Milanin, Ibrahimovic mungon ndaj Liverpoolit

17:05, 14/09/2021

Milan nesër e luan ndeshjen e parë ë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pas shumë viteve.

“Rossonerët” do të përballen nesër me Liverpoolin në udhëtim, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e parë të grupit B në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Por, Milani do të përballet me një problem mjaft të madh.

Pioli nuk do të mund të llogarisë në Zlatan Ibrahimovicin, i cli në fundjavë bëri rikthimin në fushat e blerta pas disa muajve mungesë, duke e shënuar edhe një gol.

Sipas raportimeve të fundit, Ibrahimovic vuan nga një lëndim dhe do të mungojë nesër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco