FOTO/ Shpallen më të mirët e shahut, Llampi kampioni kombëtar

FOTO/ Shpallen më të mirët e shahut, Llampi kampioni kombëtar

16:14, 14/09/2021

Kampionati Kombëtar Individual i Shahut për vitin 2021 është zhvilluar në hotel “Mondial”.

Finalja e madhe u zhvillua të dielën ku u vunë  përballë njëri-tjetrit shahistët e Tiranës, Llambi Pasku dhe Dritan Mehmeti.

Një ndeshje shumë e fortë që zgjati disa orë, mes dy kampionëve të shahut shqiptar, ndërsa në fund ai që triumfoi ishte Llambi Pasku, i cili u shpall kampion kombëtar. Dritan Mehmeti duhej të kënaqej me vendin e dytë, ndërsa shkalla e tretë e podiumit shkoi për shahistin e Vllaznisë, Franc Ashiku.Image

Në fund u zhvillua edhe ceremonia e shpërndarjes së çmimeve për më të mirët, të cilët u vlerësuan nga presidenti i FSHSH-së, Erald Dervishi. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Eduard Shalsi, president nderi i FSHSH-së, si dhe Gerti Shima, sekretar i përgjithshëm i KOKSH-it.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco