Pasojat e Covid 19/ I rraskapitur dhe i trullosur pas garës, Hamilton tregon tmerrin që po kalon pas 1 viti

Pasojat e Covid 19/ I rraskapitur dhe i trullosur pas garës, Hamilton tregon tmerrin që po kalon pas 1 viti

11:23, 02/08/2021

 

Lewis Hamilton beson se ende nuk është riaftësuar plotësisht nga Covid-19, pasi tha se ndjeu marramendje dhe rraskapitje të madhe pas garës për Çmimin e Madh në Hungari të dielën.

Shoferi britanik i Formula 1 e zuri vendin e tretë në Hungari pasi bëri një garë të paparë duke për t’u rikthyer nga vendi i fundit, edhe pse më vonë pas garës u zhvendos në pozitën e dytë pasi Sebastian Vettel u diskualifikua.

Pas garës, Hamilton tha se ka frikë se është ende duke vuajtur nga koronavirusi.

Hamilton mungoi në konferencë për media pas garës, sepse po mjekohej nga mjeku i ekipit të Mercedesit për shkak të lodhjes së madhe.

Ai tha më vonë se ndien sikur nuk është riaftësuar plotësisht nga ndikimi i virusit me të cilin u infektuar në dhjetor të vitit të kaluar.

“Kam tërë vitin që luftoj me shëndetin, pas asaj që ndodhi në fund të vitit të kaluar dhe ende është një betejë”, tha Hamilton.

“Pata një marramendje të madhe dhe gjithçka para syve të mi u errësua në podium”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco