Kinezi në garë me Briken Caljën/ Shi Zhyiong thyen rekord olimpik

Kinezi në garë me Briken Caljën/ Shi Zhyiong thyen rekord olimpik

14:13, 28/07/2021

Briken Calja nuk ia doli të shkonte aty ku pretendonte. Një garë e cila u mbyll në vendin e shtatë, në stilin e shkëputjes në “Tokio 2020”, duke mos qenë fitues i asnjë medaljeje.

Peshëngritësi kuqezi mundi të ngrinte 151 kg në provën e dytë, pasi dështoi të kishte sukses në të parën, ndërsa në provën e tretë e pati të pamundur ta çonte mbi sup shtangën, me peshë 155 kg.

Në këtë stil, për kategorinë deri 73 kg, spikati kinezi Shi Zhyiong, i cili ishte i saktë në të tria provat, duke ngritur në të fundit 166 kg, duke thyer rekordin olimpik.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco